Site icon Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Unitedit në sezonin e ri me gjashtë ndryshime – Vjen Griezmann dhe Koulibaly, largohen Pogba e De Gea

Foto: Getty Images/Guliver

Mediat angleze kanë filluar të raportojnë në lidhje me formacionin e mundshëm të Manchester Unitedit në sezonin 2019/20.

Djajtë e Kuq kanë dështuar të kualifikohet në Ligën e Kampionëve këtë sezon pasi kanë përfunduar në vendin e gjashtë në Ligën Premier.

Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk duan më dështime dhe synojnë t’ia ofrojnë disa transferime të mëdha trajnerit Ole Gunnar, për t’i arritur objektivat.

Lexo po ashtu Unitedi shpreson t'ia rrëmbejë Barcelonës nga duart Griezmannin, bën ofertë të minutës së fundit

Sipas mediumit The Sun, formacioni i Solskjaerit te Unitedi i sezonit të ardhshëm do të ketë plot gjashtë ndryshime.

Emrat më të përfolur për t’u transferuar janë Antoine Griezmann, Kalidou Koulibaly, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka dhe Andre Onana, ndërsa tashmë është nënshkruar me Daniel James.

Lexo po ashtu Zyrtare: Daniel James nënshkruan kontratë pesëvjeçare me Unitedin

Në anën tjetër, lojtarët e mëdhenj që pritet të largohen këtë verë janë Paul Pogba dhe  David Dea, pasi do të sillnin para të majme për të financuar transferimet e reja.

Formacioni që Solskjaer pritet ta përdor në Unitedin e sezonit të ardhshëm është 4-2-3-1. /Telegrafi/

Exit mobile version