Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Mourinhos si trajner i Arsenalit – Tri transferime, Xhaka jashtë

Jose Mourinho mund të emërohet trajner i Arsenalit si pasues i spanjollit Unai Emery.

Gjatë ditëve të fundit është përfolur shumë për një lëkundje të karriges së Emeryt te Arsenali shkaku i rezultateve jo të mira në fillim të sezonit.

Emri më i përfolur për ta pasuar spanjollin në pozitën e trajnerit është portugezi Mourinho.

Lexo po ashtu Mourinho, favoriti kryesor për trajner të Arsenalit

Mediumi i njohur anglez The Sun tashmë ka publikuar edhe një formacion të mundshëm se si “Special One” do të mund të luante te Topçinjtë.

Në rast emërimi në krye të ekipit nga Emirates, Mourinho do t’i kryente tri transferime të reja, dy në mesfushë dhe një në mbrojtje.

Lexo po ashtu Granit Xhaka kërkon falje ndaj tifozëve të Arsenalit, sqaron situatën pse erdhi deri tek gjesti kur e hoqi fanellën

Në mbrojtje synimi do të ishte Toby Alderweireld i Tottenhamit, ndërsa në mesfushë Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës dhe Decan Rice i West Hamit.

Në formacionin e mundshëm nuk do të kishte vend për kapitenin shqiptar, Granit Xhaka, i cili javën e fundit pati një incident të madh me tifozët.

Formacioni i mundshëm i Mourinhos te Arsenali: 

/Telegrafi/