Telegrafi

Formacioni i mundshëm i Interi Miamit të David Beckhamit – një skuadër me shumë yje

David Beckham është duke tentuar që të ndërtojë një skuadër të fuqishme te Inter Miami i tij – me Cristiano Ronaldon i vendosur përpara.

Ish-anëtari i Mancehster United, Louis Nani ka zbuluar se dëshira e 35-vjeçarit është që të luajë edhe në Amerikë.

“Vite më parë, Cristiano më ka zbuluar se ai mund të përfundojë karrierën në Amerikë”, ka thënë portugezi në një intervistë për ESPN.

Më parë është raportuar se Beckham është duke tentuar të bind edhe Lionel Messin te skuadra ku ai është pronar.

Një tjetër shënjestër e ish-anëtarit të Real Madridit është edhe David Silva, që do të largohet në fund të këtij edicioni nga Manchester City.

Sulmi i Inter Miamit mund të drejtohet nga Daniel Sturridge, që aktualisht nuk mund të luajë futboll shkaku i akuzave për kurdisje të ndeshjeve.

Me këto katër transferime, Beckham mund të ngjallte shumë interesim në Amerikë për futboll, pasi atje një gjë e tillë mungon. /Telegrafi/