“Goal.com” ka përpiluar një formacion me 11 futbollistët më të mirë në pesë ligat e mëdha evropiane.
Pesë liga e mëdha evropiane kanë treguar edhe këtë sezon një futboll të bukur, ku shumë yje janë konfirmuar dhe disa talent kanë dal në pah.
Në formacionin e bërë nga portali i njohur sportiv “Goal.com”, befasi e madhe është mungesa e lojtarit më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos, ndërsa pjesë e tij është edhe mbrojtësi i Atalantas, Andrea Conte.
Vendet tjera të zëna në formacion janë nga emra të mëdhenj si Lionel Messi, Diego Godin dhe Gianluigi Buffon.
Pjesë e tij janë edhe dy futbollistët e Monacos, Kylian Mbappe e Bernardo Silva. /Telegrafi/
Formacioni i sezonit nga “Goal.com”