Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i Pep Guardiolas, duke i përfshirë lojtarët e Barcelonës, Bayern Munich dhe Man Cityt

Pep Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë padyshim, por ai ka pasur fatin që ndër vit të punojë me lojtarët më të mirë.

Trajneri katalunas ka udhëhequr klube si Barcelona, ​​Bayern Munich dhe Manchester City ku është aktualisht.

49-vjeçari ka pasur sukses duke fituar trofe në të tre klubet dhe konsiderohet si një nga menaxherët më të mirë në botë.

Ueb faqja 90min ka përzgjedhur 11 lojtarët më të mirë në secilën pozitë duke i vendosur në një formacion 4-3-3.

Në portë është Manuel Neuer që sipas 90min, ishte pa diskutim portieri më i mirë në botë kur Guardiola menaxhonte Bayernin.

Para Neuerit janë Carles Puyol e Gerard Pique. Në krah kanë bërë vend Dani Alves dhe David Alaba i Bayern si mbrojtësi i majtë.

Në mesfushë janë tre legjendat e Barcelonës, ​​Xavi dhe Andres Iniesta së bashku me Sergio Busquetsin.

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi është në sulm së bashku me Sergio Agueron.

Ai që ka zënë një vend në treshen e sulmit është Raheem Sterling, që ka fituar para emrave si David Villa, Pedro, Arjen Robben dhe Franck Ribery.

Sipas ueb faqes lojtari që ma përfituar më së shumti nga mësimet e Guardiolas është Sterling.

/Telegrafi/

Exit mobile version