Serie A pret që ta zhvillojë edhe një ndeshje që ta mbyll gjysmë e kampionatit.
Goal.com e ka zgjedhur formacionin më të mirë të stinorit, ku mungon në sulm Mauro Icardi, që është në krye të renditjes së top –shënuesve.
Në vend të tij është zgjedhur Ciro Immobile, që ka shënuar një gol më pak, por ka asistuar gjashtë herë më shumë se argjentinasi.
Për portën është preferuar Samir Handanovic, i cili mbetet më meritori për sukseset e Interit deri më tani.
Mbrojtja përbëhet nga tre, por edhe me dy anësor.
Dy mesfushorët janë Miralem Pjanic dhe Jorginho, ndërsa sulmi përbehet nga Inisgne, Immobile dhe Luis Alberto.
Lider në Serie A është Napoli i përcjellë nga Juventusi me një pikë diferencë. /Telegrafi/
SAMIR HANDANOVIC | INTER
MEDHI BENATIA | JUVENTUS
MILAN SKRINIAR | INTER
KALIDOU KOULIBALY | NAPOLI
ANTONIO CANDREVA | INTER
MIRALEM PJANIC | JUVENTUS
JORGINHO | NAPOLI
ALEKSANDAR KOLAROV | ROMA
LUIS ALBERTO | LAZIO
CIRO IMMOBILE | LAZIO
LORENZO INSIGNE | NAPOLI
FORMACIONI