Site icon Telegrafi

Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

Është zbuluar tashmë formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat më të mira të Evropës këtë sezon dhe aty shihet se një numër i yjeve mungojnë.

Faqja e specializuar e statistikave WhoScored e ka publikuar formacionin më të mirë deri në pezullimin e kampionateve në ligat kryesore evropiane.

Talentë sensacionalë si Kylian Mbappe dhe Jadon Sancho janë përfshirë në 11-she, ndërsa emra të mëdhenj si Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë lënë në harresë.

Lexo po ashtu Dhjetëshja e lojtarëve më të vlefshëm aktualisht në botë - Messi larg vendit të parë, Ronaldo jashtë ‘top 10’

Përkundër një sezoni i cili fillimisht ishte i ndalur nga lëndimet, Lionel Messi, akoma arrin të gjej veten si lojtar i vlerësuar dhe në formacionet më të mira.

Argjentinasi fitoi Topin e tij të gjashtë në dhjetor dhe është akoma njeriu kryesor i Barcelonës, pasi ata kërkojnë triumfin në La Liga përpara rivalit, Real Madridit.

Përfshirja e Virgil van Dijk në mbrojtjen qendrore nuk është aspak befasi, por partneri i tij Marcel Halstenburg (RB Leipzig) dhe dy mbrojtësit e krahut kanë befasuar me vendin e tyre.

Krahu i majtë i mbrojtjes i takon adoleshenti të Bayern Munich, Alphonso Davies, i cili ka befasuar me aftësitë e tij, ndërsa në krahun e djathtë ka zënë vend mbrojtësi i Leicester Cityt, Ricardo Pereira.

Në portë më i vlerësuar është Wojciech Szczesny (Juventus), në mesfushë kanë zënë vend Kevin de Bruyne dhe Angel Di Maria, ndërsa në sulm Robert Lewandowski.

Më poshtë e gjeni formacionin, ndërsa në hapësirën për komente mund të shprehni mendimin tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version