Ka përfunduar ‘Euro 2020’ me Italinë kampione që në finalen e Wembleyt e mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.
Tashmë është përzgjedhur edhe formacioni më i mirë i këtij turneu, ku padyshim se nuk mund të mungojë golashënuesi më i mirë Cristiano Ronaldo.
Në portë ndodhet lojtari më i mirë i ‘Euro 2020’, gjegjësisht portieri i Azzurrëve, Gianluigi Donarumma.
Mesfushori shqiptar që e përfaqëson Zvicrën, Granit Xhaka, pati një edicion të jashtëzakonshëm dhe nuk mund të mungonte në formacionin më të mirë të këtij Kampionati Evropian.
Formacioni më i mirë i ‘Euro 2020’ sipas talkSPORT:
Portier: Gianluigi Donnarumma
Qendërmbrojtës: Harry Maguire, Giorgio Chiellini
Mbrojtës krahu: Luke Shaw, Joakim Maehle
Mesfushorë qendrorë: Granit Xhaka, Paul Pogba
Mesfushorë ofensivë: Kasper Dolberg, Federico Chiesa, Raheem Sterling
Sulmues: Cristiano Ronaldo
/Telegrafi/