Telegrafi

Formacioni me lojtarët më të vlefshëm aktualisht në futboll – Mbappe më i vlefshmi

Dyshja e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe dhe Neymar janë lojtarët më të vlefshëm aktual në futboll, derisa në listë janë edhe dy mbrojtësit e Liverpoolit, Virgil van Dijk e Trent Alexander-Arnold.

Sky Sport Germany ka përpiluar formacionin me lojtarët më të vlefshëm aktualisht në botë.

Mbappe ëhstë lojtari aktual më i vlefshëm në botë me 180 milionë funte, i ndjekur nga pas prej bashkëlojtarit Neymar që ka 134 milionë funte vlerë.

Jadon Sancho i Borussia Dortmundit është po ashtu në listë me 123 milionë funte i vlefshëm, e pas tij vijnë Kevin de Bruyne i Manchester Cityt, Frenkie de Jong i Barcelonë dhe Josha Kimmich i Bayern Munichut.

Më poshtë keni formacionin e plotë të lojtarëve më të vlefshëm në botë:

Portier: Alisson – Liverpool – (£75 milionë)

Mbrojtws i majtw: Alphonso Davies – Bayern Munich – (£66 milionë)

Mbrojtwsi qendror: Matthijs de Ligt – Juventus – (£76 milionë)

Mbrojtwsi qendror: Virgil van Dijk – Liverpool – (£85 milionë)

Mbrojtwsi i djathtw: Trent Alexander-Arnold – Liverpool – (£96 milionë)

Mesfushor: Frenkie de Jong – Barcelona – (£82 milionë)

Mesfushor: Joshua Kimmich – Bayern Munich – (£69 milionë)

Mesfushor: Kevin De Bruyne – Manchester City – (£108 milionë)

Sulmues: Jadon Sancho – Borussia Dortmund – (£123 milionë)

Sulmues: Neymar – Paris Saint-Germain – (£134 milionë)

Sulmues: Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain – (£180 milionë). /Telegrafi/

Foto: Sky Sport Germany