Gjatë ditës së sotme (e shtunë) janë zbuluar klubet që shpenzojnë më shumë në paga brenda një sezoni në Serie A, ndërsa janë zbuluar edhe pagat e secilit futbollist profesionist në ekipet e para në kampionatin italian.
Mediumi Gazzetta dello Sport analizoi statistikat e ndryshme të pagave për çdo klub të Serie A dhe zbuloi se tendenca e përgjithshme ishte ulja e kostove në sezonin 2020-21.
Juventusi është klubi që shpenzon më së shumti në paga brenda një sezoni, ndërsa lojtari më i paguar padyshim se është Cristiano Ronaldo me pagë prej 31 milionë eurosh në sezon.
Përveç kësaj, mediumi italian ka zbuluar edhe formacionin më lojtarët me pagat më të larta nga secila pozitë.
Në portë gjendet Wojciech Sczsesny, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Matthijs de Ligt, Leonardo Bonucci dhe Kalidou Koulibaly.
Mesfusha është e përbërë nga katër lojtarë: Alexis Sanchez, Adrien Rabiot, Aaron Ramsey dhe Christian Eriksen.
Në sulm, përveç Ronaldos vend kanë zënë edhe Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku. /Telegrafi/