Ipko Superliga ka mbyllur javën e XV me rezultate që favorizuan vendasit.
Prishtina dhe Feronikeli vazhduan me fitore ndaj Ballkanit dhe Ferizajt me rezultat identik 2-0.
Llapi mposhti Dritën në derbin e javës me rezultat 1-0.
Gjilani ka mposhtur minimalisht Drenicën, siç ka bërë Liria me Ferizajn.
Trepça ’89 është kthyer te fitorja duke e mposhtur KEK-un.
Redaksia e Telegrafi Sport ka zgjedhur më të mirët e javës ku spikasin lojtarët e skuadrave vendase.
Portieri
Florijan Smakiqi kishte disa pritje sot në fitoren e Feronikelit, ku u këndellën pas humbjes në mesjavë nga Prishtina.
Feronikeli kthehet ta mbajë portën e paprekur fal Smakiqit.
Mbrojtja
Në të djathtë Përparim Islami. I pandalshëm gjatë gjithë ndeshjes, ndër më meritorët në fitoren e Niklit.
Në qendër Ylber Kastrati i Gjilanit me Dardan Jasharin e Llapit.
Në të majtë edhe një llapjan, Ilir Blakqori.
Mesfusha
Si fundor është Ergyn Ahmeti i Prishtinës. U fut si zëvendësues dhe i dha ritëm tjetër ndeshjes. Asistoi te goli i dytë.
Në të djathtë më i avancuar Festim Alidema që e shënoi golin e fitores së Llapit ndaj Dritës.
Ne mes dyshja nga Shqipëria, Vilfor Hysa i Gjilanit dhe Mario Morina i Prishtinës.
Në të majtë Meriton Korenica i Prishtinës. Lojtari më i mirë i javës që me gol dhe asistim u dallua ndaj Ballkanit.
Sulmi
Fatih Karahoda i Lirisë. Ai e shënoi golin e vetëm për prizrenasit.
Karahoda luajti mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe po kthehet në formën e vjetër. /Telegrafi/