Site icon Telegrafi

Formacioni i frikshëm i Juventusit me Sarrin në krye – Icardi në krahë të Ronaldos, Pogba e Ramsey në mesfushë

Juventusit pritet të ketë një formacion të frikshëm në sezonin e ardhshëm 2019/20.

Klubi i madh italian është pa trajner pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit në fund të sezonit.

Megjithatë, shumica e mediave italiane dhe angleze e japin si punë të kryer emërimin e trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarrit, si pasues të tij.

Në derbin e dhjetorit ishin kundërshtarë, por në sezonin e ri Icardi dhe CR7 mund të jenë bashkëlojtarë (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Me Sarrin në krye, Zonja e Vjetër pritet të aplikojë futboll më sulmues sesa me Allegrin, pasi ish-trajneri i Napolit njihet për një gjë të tillë.

Sarri gjithmonë ka luajtur me formacion 4-3-3 dhe një gjë të tillë pritet ta bëjë edhe kur ta marr drejtimin e Bianconerëve.

Lexo po ashtu Rikthehet pista Icardi - Dybala, Interi dhe Juventusi shumë afër marrëveshjes

Mediumi i njohur Sky Sport ka publikuar formacionin që Juventusi mund ta ketë në sezonin e ri me Sarri në krye.

Ky formacion është i frikshëm, pasi pritet të ketë transferime të reja si Mauro Icardi, Federico Chiesa, Paul Pogba dhe tashmë i zyrtarizuari Aaron Ramsey. /Telegrafi/

Exit mobile version