Telegrafi

Formacioni me 11 yje që pritet të largohen nga Chelsea këtë verë

Maurcio Pochettino ka trashëguar një ekip prej mbi 30 lojtarësh në ekipin e parë, me Blutë që kanë shpenzuar mbi 650 milionë euro që nga marrja e pronësisë nga Todd Boehly, pak më shumë se një vit më parë.

Pas shkarkimit të Graham Potter, doli se ekipi duhet të ndryshoj rrënjësisht, të modifikohej, pasi disa lojtarë të mëdhenj nuk po jepnin më atë që kërkohet.

Kështu, sipas The Sun, Blutë synojnë një revolucion këtë verë, duke bërë një pastrim të madh, me së paku 11 lojtarë të ekipit të parë që do të largohe.

Pastrimi veror i Bluve ka nisur me një fillim ideal, falë skuadrave të Superligës Saudite në pronësi të Fondit të Investimeve Publike që pritet t’i transferojnë lojtarë si Kalidou Koulibaly, Hakim Ziyech dhe Edouard Mendy.

Lexo po ashtu Tre futbollistë të Chelseat në pritje të zyrtarizimit në Arabinë Saudite

Këta tre yje do ta ndjekin rrugën e mesfushorit N’Golo Kante, i cili refuzoi një marrëveshje të re për t’u bashkuar me sauditët e Al-Ittihad.

Kapiteni i klubit, Cesar Azpilicueta, ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me Stamford Bridge, por thuhet se është afër një kalimi te finalistët e Ligës së Kampionëve, Interi, i cili gjithashtu po synon transferimin e Trevoh Chalobah.

Mesfushori Mateo Kovacic është në prag të bashkimit me fituesin e tripletës, Manchester City në një marrëveshje prej rreth 35 milionë euro dhe pas largimit në Kantes dhe në janar të Jorginhos, Pochettino do të ndërtojë një mesfushë të re rreth Enzo Fernandez, sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, dy herë Lojtari i Vitit, Mason Mount, po i afrohet një lëvizjeje te Manchester United, edhe pse Blutë kanë refuzuar deri tani tri oferta për të.

“I harruari” Christian Pulisic bëri vetëm tetë ndeshje si titullar sezonin e kaluar dhe do të largohet kët verë, ashtu sikurse gjermani Kai Havertz, i cili është pranë një transferimi surprizë te Arsenali për rreth 75 milionë eurosh.

Lexo po ashtu Havertz do t’i kryej testet mjekësore këtë fundjavë, ka zgjedhur edhe numrin te Arsenali

Sulmuesi Romelu Lukaku ka refuzuar interesimin nga Arabia Saudite dhe dëshiron të qëndrojë te Interi. Por, në atë që do të ishte një kthesë mahnitëse e ngjarjeve, raportet në Itali sugjerojnë se rivalët e tyre, Milano, po komploton një ofertë për belgun.

Më poshtë keni super formacionin e 11 yjeve që pritet të largohet këtë verë nga Chelsea.


/Telegrafi/