Telegrafi

Formacioni me 11 lojtarët më të mirë që kanë luajtur edhe për Arsenalin edhe për Chelsean

Willian e ka konfirmuar largimin nga Chelsea dhe është shumë pranë zyrtarizimit te Arsenali. Në këtë mënyrë, braziliani do të përfshihet në listën e gjatë të lojtarëve që kanë luajtur për të dy skuadrat londineze.

Nga Petr Cech dhe Ashley Cole deri te Nicolas Anelka dhe Olivier Giroud, lojtarët që i kanë veshur edhe fanellën e Bluve edhe atë të topçinjve, formojnë një njëmbëdhjetësh të mrekullueshëm.

Duke pasur këtë në mendje, jua sjellim formacionin me lojtarët që kanë luajtur edhe për Chelsean edhe për Arsenalin (4-4-2):

(Foto: The Sun)

Portier: Petr Cech.

Mbrojtës: Lassana Diarra, David Luiz, William Gallas, Ashley Cole.

Mesfushorë: David Rocastle, Emmanuel Petit, Cesc Fabregas, Yossi Benayoun.

Sulmues: Nicolas Anelka, Olivier Giroud.

/Telegrafi/

Lexo po ashtu Zyrtare: Willian me një letër emocionuese konfirmon largimin nga Chelsea, ditëve të ardhshme pritet zyrtarizimi tek skuadra e madhe angleze