Willian e ka konfirmuar largimin nga Chelsea dhe është shumë pranë zyrtarizimit te Arsenali. Në këtë mënyrë, braziliani do të përfshihet në listën e gjatë të lojtarëve që kanë luajtur për të dy skuadrat londineze.
Nga Petr Cech dhe Ashley Cole deri te Nicolas Anelka dhe Olivier Giroud, lojtarët që i kanë veshur edhe fanellën e Bluve edhe atë të topçinjve, formojnë një njëmbëdhjetësh të mrekullueshëm.
Duke pasur këtë në mendje, jua sjellim formacionin me lojtarët që kanë luajtur edhe për Chelsean edhe për Arsenalin (4-4-2):
Portier: Petr Cech.
Mbrojtës: Lassana Diarra, David Luiz, William Gallas, Ashley Cole.
Mesfushorë: David Rocastle, Emmanuel Petit, Cesc Fabregas, Yossi Benayoun.
Sulmues: Nicolas Anelka, Olivier Giroud.
/Telegrafi/