Site icon Telegrafi

A flini me dritën ndezur? Arsyet pse duhet ta shmangni

(Foto: Pexels)

Qoftë për shkak të lodhjes apo e keni shprehi, ndodh që të flini me dritën ndezur. Mund të zgjoheni më vonë dhe ta fikni ose thjesht të vazhdoni të flini, por gjithsesi duhet ta shmangni dritën gjatë gjumit.

Sipas psikologes Shelby Harris, preferohet të flini në një dhomë të errët, sepse është një opsion më i mirë për shëndetin dhe gjumin. Ajo thekson se ekspozimi ndaj dritës, veçanërisht gjatë natës, mund të prishë ciklin tuaj të gjumit – transmeton LiveStrong.

Lexo po ashtu Femrat që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë rrezik më të madh për zhvillimin e sëmundjes kronike

Do ta keni më të vështirë të flini

Drita i jep trurit një sinjal se duhet të zgjoheni dhe përkundrazi, errësira dërgon një sinjal se është koha për të fjetur. Kjo ndodh sepse drita nxit sekretimin e melatoninës, e cila ju ndihmon të flini dhe rregullon ciklin tuaj të gjumit. Për më shumë, drita stimulon trurin duke e bërë më të vështirë relaksimin para gjumit.

Hulumtimet e kaluara në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism zbuluan se te njerëzit e ekspozuar ndaj dritës së dhomës gjatë tetë orëve para gjumit, prodhimi i melatoninës ishte më i ulët dhe lirimi i tij ishte i vonuar në krahasim me ata që ishin të ekspozuar ndaj dritës së zbehtë.

Prish ciklin e gjumit

Drita në dhomë mund të ndërhyjë në faza të ndryshme të gjumit, të gjitha këto janë të rëndësishme për të pushuar dhe për t’u zgjuar më lehtë dhe përveç kësaj, gjatë gjumit merrni atë që është e nevojshme për trupin tuaj. Hulumtimet e mëparshme në Sleep Medicine zbuluan se fjetja me një dritë nate ndezur ndikon në ciklet e gjumit, duke rritur fazën e parë të gjumit dhe duke reduktuar fazën e gjumit të thellë.

Redukton cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit

Drita ndikon në trupin tuaj edhe kur flini. Është interesante se gjumi me ekspozim më të madh ndaj dritës së jashtme të natës shoqërohet edhe me një reduktim të kohës së gjumit, sepse redukton më tej prodhimin e melatoninës.

Lexo po ashtu Çfarë duhet të bëni çdo natë për të fjetur më shpejt

Të nesërmen ndiheni keq

Psikologia thekson se gjumi me dritën ndezur mund t’ju bëjë të ndiheni keq të nesërmen, gjë që mund të ndikojë më tej në përqendrimin, disponimin dhe shëndetin e përgjithshëm.

Rrit rrezikun e sëmundjeve kronike

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), mungesa e gjumit është e lidhur me zhvillimin e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe depresionit. Në një studim të vitit 2022, të rriturit e shëndetshëm që flinin me ekspozim të moderuar të dritës gjatë gjumit të natës, kishin rritje të rrahjeve të zemrës dhe rezistencë më të madhe ndaj insulinës. /Telegrafi/

Exit mobile version