Barcelona e ka publikuar një video, në të cilën shfaqet transferimi më i ri i klubit, Miralem Pjanic.
Mesfushori boshnjak nënshkroi për katalunasit si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi me Arthur Melon, me ç’rast ky i fundit kaloi te Juventusi.
Pasi ka shkruar një letër të gjatë për tifozët e Zonjë së Vjetër, 30-vjeçari është zotuar se do të japë gjithçka me fanellën e Blaugranëve.
👍 @miralem_pjanic: “Estoy muy feliz, lo daré todo por este club. Nos vemos pronto. ¡Força Barça!”
💙❤️ #PjanicCuler pic.twitter.com/NHDIwomhWa— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) June 29, 2020
Mesazhin për tifozët e Barcelonës, ai e ka dhënë në një xhirim të shkurtër të shpërndarë në faqet e klubit në rrjetet sociale.
“Jam shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Forca Barca!”, janë fjalët e para të Pjanic si lojtar i klubit spanjoll. /Telegrafi/
Welcome @Miralem_Pjanic 💙❤️ #PjanicCuler pic.twitter.com/wVxexCKmpC
— Fer (@ryghtan) June 29, 2020