Telegrafi

Fjalët e Guardiolës në vitin 2019 që tifozët e Real Madridit nuk i kanë harruar

Fitorja e Real Madridit ndaj Manchester Cityt ishte veçanërisht e ëmbël për tifozët e klubit pasi ishte kundër një skuadre të Pep Guardiolës.

Pas ndeshjes, shumë tifozë shkuan në mediat sociale për t’i kujtuar trajnerit komentet që ai bëri në vitin 2019 se cilët besonte se ishin klubet më të mira të dekadës së mëparshme.

“Cilat janë skuadrat më të mira në dekadën e fundit?”, ishte pyetur Guardiola.

Lexo po ashtu Liga e Kampionëve mbetet ‘vrima e zezë’ e Pep Guardiolas

“Janë tre: Juventus, Bayern Munich dhe Barcelona”.

“Këto janë tre skuadrat më të mira në dekadën e fundit në Evropë”.

“Pse? Sepse çdo sezon ata fitojnë ligën, çdo sezon fitojnë kupat dhe çdo sezon ata janë në maja. Sepse ata janë më të mirët”.

Lexo po ashtu Guardiola i shkatërruar pas humbjes: Kishim gjithçka në kontroll, Reali është i aftë gjithmonë për rikthime

“Ata kanë shkruar shumë herë në historinë e tyre”, kishte thënë strategu i Citizens.

Fjalët e Guardiolës iu rikthyen në rrjetet sociale, me spanjollin që mund të jetë i turpëruar paksa nga kjo deklaratë e nxituar. /Telegrafi/