Site icon Telegrafi

Fiorentina dëshiron ta blindojë Chiesan me kontratë të re dhe klauzolë të lartë, lojtari refuzon një gjë të tillë

Federico Chiesa. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Federico Chiesa është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha italiane.

Sulmuesi anësorë ka shkëlqyer në vitet e fundit në Serie A, teksa Fiorentina po reziston ende nga ofertat e larta.

Inter, Roma, Juventus, Milan dhe Napoli janë duke insistuar për transferimin e reprezentuesit italian.

Fiorentina i ka ofruar kontratë të re Chiesas me pagë prej katër milionë euro në stinor, por edhe një klauzolë të lartë largimi prej 100 milionë euro.

Federico Chiesa. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Këtu ka ndodhur problemi mes lojtarit dhe klubit, pasi Chiesa ka pranuar kushtet për vazhdimin e kontratës, por jo edhe klauzolën.

Reprezentuesi italian dëshiron të ketë klauzolë më të ulët largimi, rreth 75 milionë, pasi qëllimi i tij është të largohet leht nga klubi.

Oferta më e lartë e refuzuar nga Fiorentina për Chiesan ka qenë nga Roma që kishin ofruar dy sulmuesit Defrel e Perotti si dhe 35 milionë euro, por që Fiorentina nuk pranoi të lirohej nga ylli i saj. /Telegrafi/

Exit mobile version