Telegrafi

Financial Times: Gjenerali rus Surovikin është arrestuar

Financial Times, duke cituar tre burime, raportoi se gjenerali i zhdukur rus Sergei Surovikin është arrestuar.

“Asgjë nuk ndodhi,” tha vajza e gjeneralit rus Sergei Surovikin sot pas raportimeve për arrestimin e tij.

Surovikin nuk është parë në publik që nga e shtuna, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kremlini refuzon t'u përgjigjet pyetjeve në lidhje me “zhdukjen e gjeneralit Surovikin”

Financial Times, duke cituar tre burime, raportoi se gjenerali i zhdukur rus Sergei Surovikin është arrestuar.

Duke folur për Baza, vajza e Surovikin, Veronika tha: “Nuk i ka ndodhur asgjë dhe askush nuk e ka arrestuar”.

Ajo shtoi se “të gjithë janë në vendet e tyre të punës”.

Veronika tha gjithashtu se babai i saj “nuk është i pranishëm në media çdo ditë dhe nuk bën deklarata”.

Lexo po ashtu Njëri është bartësi i ‘çantës bërthamore’ të Rusisë: Kush janë gjeneralët që janë zhdukur nga publiku pas kryengritjes së Wagner?

Gruaja e Surovikin refuzoi të komentonte thashethemet për arrestimin e tij.

New York Times, duke cituar burime anonime të inteligjencës amerikane, raportoi se Surovikin kishte njohuri paraprake për rebelimin e udhëhequr nga shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, me të cilin ai kishte lidhje të mira.

Surovikin drejton Forcat Hapësinore ruse dhe ishte ish-komandant i përgjithshëm i Moskës në Ukrainë. /Telegrafi/