Telegrafi

Finalja e Ligës së Kampionëve në syrin e figurave publike, disa ndoqën ndeshjen e disa ngelën të pasionuar nga Dua Lipa

Finalja e sotme e Ligës së Kampionëve ka mbledhur sonte (e shtunë) miliona shikues nga mbarë Evropa.

Një arsye më shumë për shqiptarët që ndoqën këtë ndeshje ka qenë fakti se hapja zyrtare e finales është bërë nga një performancë spektakolare e artistes shqiptare, Dua Lipa.

Lexo po ashtu Kur fusha e futbollit 'kthehet' në arenën e një performance fantastike, interpretimi magjik i Dua Lipës përmes 30 fotografive

Të impresionuar nga performanca e saj kanë ngelur shumë nga të famshmit shqiptarë, të cilët po ndjekin natën finale të Ligës së kampionëve.

Këngëtari Blero publikoi në InstaStory një imazh nga performanca e artistes shqiptare, teksa tregonte se ka ngelur i mahnitur nga interpretimi i saj duke shkruar “Wow” në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Blero/InstaStory

Njëlloj ka vepruar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila gjithashtu ndau me ndjekësit në InstaStopry një video nga performanca e Duas.

Foto: Vlora Çitaku/InstaStory

Ndryshe nga ta, futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana ka pasur mundësinë që ta ndjekë nga afër performancën e këngëtares, Lipa, kjo pasi ai ndodhet në tribunën e “Olimpic Stadium” në Kiev.

Foto: Lorik Cana/InstaStory

Rap-artisti 2po2 Duket gjithashtu i impresionaur me paraqitjen e këngëtares shqiptare në Ligën e Kampionëve. Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ai në InstaStori publikoi performancën e Duas.

Foto: 2po2/InstaStory

Reperi capital T është gjithashtu duke ndjekur ndeshjen Real Madrid Liverpoool, teksa ndryshe nga kolegët e tij, ai tregoi se është më shumë i fokusuar te futbolli, ndërsa ndjen keqardhje për lëndimin e Mohamed Salah në fushën e gjelbër.

Foto: Capital T/InstaStory

Ai tregoi se nuk është fans i asnjërit ekip, por që i urren padrejtësitë, dhe një e tillë mendon se i ndodhi sonte lojtarit të lartpërmendur.

Foto: Capial T/InstaStory

Edhe reperi Majk përmes një fotografie të hedhur në InstaStory, tregoi se po shikon ndeshjen në ekran, ndërsa i është duke atraktive një nga momentet kur lojtarët e dy skuadrave ndeshen për topin. /Telegrafi/

Foto: Majk/InstaStory