Finalja e sotme e Ligës së Kampionëve ka mbledhur sonte (e shtunë) miliona shikues nga mbarë Evropa.
Një arsye më shumë për shqiptarët që ndoqën këtë ndeshje ka qenë fakti se hapja zyrtare e finales është bërë nga një performancë spektakolare e artistes shqiptare, Dua Lipa.
Të impresionuar nga performanca e saj kanë ngelur shumë nga të famshmit shqiptarë, të cilët po ndjekin natën finale të Ligës së kampionëve.
Këngëtari Blero publikoi në InstaStory një imazh nga performanca e artistes shqiptare, teksa tregonte se ka ngelur i mahnitur nga interpretimi i saj duke shkruar “Wow” në mbishkrimin e fotografisë.
Njëlloj ka vepruar edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila gjithashtu ndau me ndjekësit në InstaStopry një video nga performanca e Duas.
Ndryshe nga ta, futbollisti i njohur shqiptar Lorik Cana ka pasur mundësinë që ta ndjekë nga afër performancën e këngëtares, Lipa, kjo pasi ai ndodhet në tribunën e “Olimpic Stadium” në Kiev.
Rap-artisti 2po2 Duket gjithashtu i impresionaur me paraqitjen e këngëtares shqiptare në Ligën e Kampionëve. Ashtu si gjithë të tjerët, edhe ai në InstaStori publikoi performancën e Duas.
Reperi capital T është gjithashtu duke ndjekur ndeshjen Real Madrid Liverpoool, teksa ndryshe nga kolegët e tij, ai tregoi se është më shumë i fokusuar te futbolli, ndërsa ndjen keqardhje për lëndimin e Mohamed Salah në fushën e gjelbër.
Ai tregoi se nuk është fans i asnjërit ekip, por që i urren padrejtësitë, dhe një e tillë mendon se i ndodhi sonte lojtarit të lartpërmendur.
Edhe reperi Majk përmes një fotografie të hedhur në InstaStory, tregoi se po shikon ndeshjen në ekran, ndërsa i është duke atraktive një nga momentet kur lojtarët e dy skuadrave ndeshen për topin. /Telegrafi/