Ka filluar takimi mes grupeve punuese të të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës.
Në këtë takim nga LVV po merr pjesë Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu dhe Besnik Bislimi, ndërsa nga LDK, Avdullah Hoti dhe Lumir Abdixhiku.
Në takimin e fundit palët u dakorduan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.
Të dyja partitë thanë se herën e fundit kur u takuan, grupet punuese u dakorduan lidhur me përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Telegrafi ka mësuar se takimi i sotëm nuk do të jetë i vetmi, dhe se grupet punuese të të dyja partive do të kenë edhe takime tjera edhe gjatë ditëve në vijim. Ndryshe, takimi i parë i grupit punues të Vetëvendosjes dhe LDK-së zgjati rreth dy orë.
Këto takime vijnë si rezultat i takimit që u bë javë më parë nga dy kandidatët për kryeministër Albin Kurtit nga LVV dhe Vjosa Osmanit nga LDK ./Telegrafi/