Telegrafi

Figo: Është thuajse e pamundur që Messi ta përsërisë atë që bëra unë

Luis Figo (Foto: Ian Gavan/Getty Images for Laureus/Guliver)

Luis Figo nuk pret që Lionel Messi t’i ndjekë hapat e tij duke bërë ndërrimin e Camp Nous me Estadio Santiago Bernabeu.

Ish-futbollisti portugez u bë ‘armik’ i tifozëve të Barcelonës kur nënshkroi për Real Madridin në vitin 2000.

Dhe tash kur spekulimet për të ardhmen e Messit janë intensifikuar, nuk mund të mos bëhej një lidhje edhe me Los Blancos.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Këtë vit, është e pamundur që ndonjë klub ta paguajë klauzolën e Messit”, citon Marca fjalët e Figos.

Lexo po ashtu Nga fishkëllimat për Figon, ovacionet për Ronaldinhon, ‘calma’ e CR7 dhe fanella e Messit – 25 gjestet që kanë shënuar historinë e ‘el Clasicos’

“Tregu i transferimeve është ashtu si është: shumë statik dhe është shumë vështirë, nëse jo e pamundur, për një skuadër që të jetë në gjendje ta paguajë prishjen e kontratës së tij”.

“Mendoj se është thuajse e pamundur që ai të bëjë diçka të ngjashme me atë që ndodhi para 20 vitesh”, ka shtuar 47-vjeçari. /Telegrafi/