Luis Figo nuk pret që Lionel Messi t’i ndjekë hapat e tij duke bërë ndërrimin e Camp Nous me Estadio Santiago Bernabeu.
Ish-futbollisti portugez u bë ‘armik’ i tifozëve të Barcelonës kur nënshkroi për Real Madridin në vitin 2000.
Dhe tash kur spekulimet për të ardhmen e Messit janë intensifikuar, nuk mund të mos bëhej një lidhje edhe me Los Blancos.
“Këtë vit, është e pamundur që ndonjë klub ta paguajë klauzolën e Messit”, citon Marca fjalët e Figos.
“Tregu i transferimeve është ashtu si është: shumë statik dhe është shumë vështirë, nëse jo e pamundur, për një skuadër që të jetë në gjendje ta paguajë prishjen e kontratës së tij”.
“Mendoj se është thuajse e pamundur që ai të bëjë diçka të ngjashme me atë që ndodhi para 20 vitesh”, ka shtuar 47-vjeçari. /Telegrafi/