Telegrafi

Fifi tregon se kur do të publikohet kënga “Pa Galje”, në bashkëpunim me Young Zerka

Fifi dhe Young Zerka (Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Fifi është njëra nga këngëtaret e estradës shqiptare që ka guxuar të eksperimentoj me zhanre të ndryshme muzikore.

Në pothuajse se cilën prej tyre ajo ka marrë pëlqime të shumta nga adhuruesit e muzikës së saj, ndërsa kërkohen edhe më shumë projekte muzikore nga ajo.

Ditë më parë, Fifi ka paralajmëruar duetin e radhës, që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka.

“Pa Galje” titullohet projekti i, cili do të publikohet me 10 korrik në pra 17:00.

Lexo po ashtu Fifi dhe Young Zerka së shpejti publikojnë këngën “Pa Gajle”

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një fotografi së bashku me këngëtarin shqiptar.

Producenti i cili ka punuar në këtë këngë është Cekic Beatz, ndërsa për xhirimet e klipit është përkujdesur Imagine Films.

Fansat e dyshes menjëherë kanë filluar me komente pozitive, përfshirë këtu edhe figura të njohura shqiptare. /Telegrafi/