Fifi është njëra nga këngëtaret e estradës shqiptare që ka guxuar të eksperimentoj me zhanre të ndryshme muzikore.
Në pothuajse se cilën prej tyre ajo ka marrë pëlqime të shumta nga adhuruesit e muzikës së saj, ndërsa kërkohen edhe më shumë projekte muzikore nga ajo.
Ditë më parë, Fifi ka paralajmëruar duetin e radhës, që do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Young Zerka.
“Pa Galje” titullohet projekti i, cili do të publikohet me 10 korrik në pra 17:00.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, ku ka publikuar një fotografi së bashku me këngëtarin shqiptar.
Producenti i cili ka punuar në këtë këngë është Cekic Beatz, ndërsa për xhirimet e klipit është përkujdesur Imagine Films.
Fansat e dyshes menjëherë kanë filluar me komente pozitive, përfshirë këtu edhe figura të njohura shqiptare. /Telegrafi/