Site icon Telegrafi

Fifi nostalgjike për kohën e vjetër, publikon imazhe nga fëmijëria

Filloreta Raçi-Fifi (Foto: Instagram/fifi.official.fr)

Ajo që ka provuar pothuajse të gjitha zhanret muzikore dhe nuk ka dështuar asnjëherë është padyshim Filloreta Raçi.

Këngëtarja e njohur qysh në fillet e saj ka dëshmuar se ka talent për të qenë një nga figurat më me frekuencë në estradën shqiptare.

Përpos prurjeve të reja muzikore, Fifi është aktive edhe në rrjete sociale, duke ndarë momente interesante nga përditshmëria.

Kohët e fundit ajo ka shfaqur një nostalgji për kohët e vjetra, ndërsa përmes rrjetit social Instagram ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Lexo po ashtu Fifi dhe Young Zerka së shpejti publikojnë këngën “Pa Gajle”

“Fifi e vogël”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e fotografisë së realizuar vite më parë.

Ndër tjerash, “A po vjen me mu” mbetet hiti i saj i fundit, ndërsa po përgatitet të sjellë bashkëpunimin me Young Zerkën. /Telegrafi/

Exit mobile version