Telegrafi

FIFA zbulon tre të nominuarit për portierin e vitit

FIFA ka bërë tashmë publike edhe emrat e tre kandidatëve që janë në garë për tu zgjedhur portieri i vitit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë FIFA, ka publikuar emrat finalistëve për çmimet si më të mirët e vitit.

Në garën për lojtarin e vitit janë të nominuar Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric.

Lexo po ashtu FIFA publikon emrat e tre finalistëve për lojtarin dhe trajnerin e vitit

Në kategorinë për trajnerin e vitit garat është në mes të Zinedine Zidane, Didier Deschamps dhe Zlatko Delic.

Megjithatë, tashmë janë publikuar edhe emrat e tre kandidatëve që janë në garë për portierin e vitit.

Portieri i Real Madridit dhe Belgjikës, Thibaut Courtois, ai i Tottenham Hotspur dhe Francës, Hugo Lloris dhe danezi i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel janë tre kandidatët.

Gara për çmimin ‘Portieri i Vitit’ nga FIFA është tejet e fortë pasi të gjithë portierët e nominuar kanë pasur një vit superior në aspektin individual.

Ceremonia për ndarjen e çmimit do të mbahet në Londër më datë 24 shtator. /Telegrafi/