Goli mbetet pjesa kryesore e futbollit. Kur topi e kalon vijën e fundit, futbollistët shpesh festojnë si të çmendur.
Ata e shijojnë shënimin e golave, por me festën e tyre dërgojnë edhe mesazhe dhe tregojnë momentet speciale.
Më poshtë i keni disa nga festimet më të bukura në histori:
Daniel Sturridge
Tregimi pas festës së Daniel Sturridge është një moment mes tij dhe një të afërmi të tij. Vallëzimi i tij është në mesazh për të.
Bafetimbi Gomis
Bafetimbi Gomis, është një nga lojtarët më të njohur afrikan. Golat e tij shpesh janë një mesazh për ish-shokun e skuadrës Salif Keita, që e kishte te Saint Etienne. Dyshja kanë luajtur së bashku edhe te Marseille.
Gareth Bale
Bale njihet për festën e tij me zemër, por një festë që së pari është parë nga braziliani Alexandre Pato.
Antoine Grizmann
Francezi nuk arriti të fitojë në ‘Euro 2016’, por mbeti në mendje me vallëzimin e tij. Vallëzimi i tij është imitim i reperit Drake.
Lionel Messi
Kur ai shënon i mban dy gishtat lartë në qiell, për ta kujtuar gjyshen e tij, që i ka dhënë shumë shpresa që një ditë të jetë lojtar i madh.
Paulo Dybala
Maska e argjentinasit të Juventusit vjen pas golave të tij. Ai ka thënë se sa që shënon ndjehet si gladiator dhe ajo është një maskë gladiatori.
Juan Cuadrado
Juan Cuadrado, beson shumë në zot dhe festa më gishtat lartë janë për të.
Luca Toni
I njohur si ‘Luca i çmendur’, ai sa herë shënonte bënte me dorë si i çmendur.
Mesut Özil
Sa herë që shënon gol ai krijonte shkronjën ‘M’, duke ia dedikura mesës së tij me emrin Mira.
Cristiano Ronaldo
Ronaldo sa herë që shënon vrapon dhe pastaj e kthen shpinën. Sipas njohësve të gjesteve trupore, kjo i bie që kundërshtarët mbesin pas shpinës së tij.
Alexandre Pato
Braziliani bënte zemrën dhe ia dërgonte të dashurës së tij të fëmijërisë Sthefany Britos, duke i treguar se dashuria vlen më shumë se paraja. Festë të njëjtë bënin edhe Di Maria dhe Bale që e vodhën nga ai.
Kevin Nolan
Kevin Nolan kishte një vallëzim në formë të pulës që u bë hit në Angli.
Andy Johnson
Shkronja “A” ishte bërë hit nga një aktor anglez si mesazh për njerëzit e papunë. Atë e bën edhe Bramble, Bent, Richards dhe Hall.
Luis Suarez
Luis Suarez sa herë që shënon i puth tre gishtat e tij. Mesazh për gruan dhe dy fëmijët e tij.
Alberto Gilardino
Gilardino dëshiron që jeta e tij të jetë si një operë, ndërsa ai shpesh bën ‘violinistin’.
Fabio Borini
Borini, fuste dorën në gojë, gjë që e bënin luftëtarët romak duke e futur thikën në gojë, në shenje mosdorëzimi.
Giampaolo Pazzini
Mi gishtat drejt syve, ai thoshte gjithmonë: “E shihni këtë”.
Benjani Mwaruwari
Futbollisti nga Zimbabve luante te Manchester City dhe sa herë shënonte iu afronte publikut dhe iu thoshte: “Të dua ty, ty dhe ty”.
Fabrizio Ravanelli
Sa herë shënonte mbulonte fytyrën me fanellën e tij. Ai thoshte se kjo ia mbulon fytyrën kur festonte.
Raul
Ai sa herë shënonte puthte unazën duke i dërguar mesazh gruas së tij.
Jonas Gutierrez
Pasi fitoi luftën me kancerin, ai u kthye të luajë te Newcastle United, ndërsa një festë e bëri me mask të Spidermen.
Lee Sharpe
Ai sa herë shënonte shkonte te këndi dhe merri flamurin e kthente në mikrofon.
Xherdan Shaqiri & Granit Xhaka
Dyshja shqiptare që luan për Zvicrën shënuan të dy kundër Serbisë në Kampionatin Botëror. Dyshja festuan me shqiponjë gjë që i çmendi serbët.
Tim Cahill
Ylli australian që për shumë vite ka luajtur në Ligën Premier, kur shënonte festonte te këndi. Ai godiste me grushte flamurin e këndit.
Emile Heskey
Dikur ylli i Liverpooli sa herë që shënonte mbante dorën te veshi duke dashur që emri i tij të dëgjohet.
Ai mbetet ndër sulmuesit më të mirë të Liverpooli në vitet e fundit./Telegrafi/