Telegrafi

Festa e tepruar e Casmiros krijon të qeshura, u rrëzua pas golit të CR7 në finalen e Kupës së Botës për Klube (Video)

Festa e mesfushorit brazilian, Casemiro, ka krijuar shumë të qeshura pasi është rrëzuar pas festimit të golit të bashkëlojtari të tij, Cristiano Ronaldo.

Real Madridi arriti të fitojë trofeun e Kupës së Botës për Klube pasi mposhti skuadrën brazilian, Gremio, me rezultat minimal 1-0.

Lexo po ashtu Reali mund Gremion në finale të Kupës së Botës për Klube, mbretërit nuk bien nga froni (Video)

Goli i vetëm dhe i fitores në këtë takim u shënua nga ylli portugez i skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Mbretërve, golin e fitores e shënoi nga gjuajta e lirë në minutën e 53-të ndeshjes.

Lexo po ashtu Vazquez tregon pse Ronaldo e festoi golin e finales me atë

Pas këtij goli, Ronaldo shkoi të festoi të banka rezervë, ku i zgjedhur i tij ishte pikërisht spanjoll, Lucas Vazquez.

Por, në këtë festë vend të veçantë zuri edhe mesfushori brazilian, Casemiro, i cili krijoi shumë të qeshura.

Momenti kur Casemiro përfundoi në tokë..

Casemiro vrapoi për të festuar me bashkëlojtarët e tij, por kërcimi i tij mbi Marcelon ishte i lartë duke e kaluar të gjithin dhe duke u rrëzuar.

Lexo po ashtu Real Madridi thyen rekordin e klubit për trofe të fituar brenda një viti

Megjithatë, braziliani nga gëzimi i madh u ngrit menjëherë duke vazhduar festen e golit të portugezit Ronaldo.

Ndryshe, me këtë trofe, Reali theu rekordin e klubit me pesë tituj të fituar brenda një viti kalendarik. /Telegrafi/