Festa e mesfushorit brazilian, Casemiro, ka krijuar shumë të qeshura pasi është rrëzuar pas festimit të golit të bashkëlojtari të tij, Cristiano Ronaldo.
Real Madridi arriti të fitojë trofeun e Kupës së Botës për Klube pasi mposhti skuadrën brazilian, Gremio, me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm dhe i fitores në këtë takim u shënua nga ylli portugez i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Mbretërve, golin e fitores e shënoi nga gjuajta e lirë në minutën e 53-të ndeshjes.
Pas këtij goli, Ronaldo shkoi të festoi të banka rezervë, ku i zgjedhur i tij ishte pikërisht spanjoll, Lucas Vazquez.
Por, në këtë festë vend të veçantë zuri edhe mesfushori brazilian, Casemiro, i cili krijoi shumë të qeshura.
Casemiro vrapoi për të festuar me bashkëlojtarët e tij, por kërcimi i tij mbi Marcelon ishte i lartë duke e kaluar të gjithin dhe duke u rrëzuar.
Megjithatë, braziliani nga gëzimi i madh u ngrit menjëherë duke vazhduar festen e golit të portugezit Ronaldo.
Ndryshe, me këtë trofe, Reali theu rekordin e klubit me pesë tituj të fituar brenda një viti kalendarik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=CRZyvBPZFak