Telegrafi

Fero u shpall luftë të hapur MC Kreshës dhe Lyrical Son, kundërpërgjigjet BimBimma

Reperi i njohur shqiptar, Fero Fera, u ka shpallur luftë të hapur disa prej reperëve të njohur të skenës.

Në disa video të publikuara njëra pas tjetrës në InstaStory, reperi me prejardhje nga Gjilani thotë se i fton në një “betejë hip-hopi” reperët MC Kresha, Lyrical Son, teksa ka përfshirë edhe reperët BimBimma dhe Ergen.

“E ftoj MC Kreshën, Lyrcal Sonin, me u shty në betejë me mua, në daç le ta marrin BimBimmën, në daç le ta marrin Ergenin, në daç le ta marrin këdo prej piunave të vegjël që i kanë, në betejë me mua, jo kopi të gjithëve. Në daç në emision, në daç para publikut krejt me pa publiku, në daç ku të dush shtyhemi me rep, me rep shtyhemi, shikojmë kush është më i fort, cili prej juve, këta që i përmenda”, thotë fillimisht Fero përgjatë videos.

I njëjti më pas vazhdon të pranojë se ka pasur fërkime me disa prej reperëve të label-it PINT, por që sipas tij ata kanë dalë të humbur – ndaj kjo është edhe arsyeja e kësaj thirrje publike.

“A po din qysh, jo aty me më filozofu për hip-hop, mos më filozofoni për hip-hop, nëse mendoni që jeni më të mirë, hajdeni ju pres, dalim, këqyrim kush është më i fortë. E di që asnjëri s’guxoni me u shty me mu, po se më njihni mirë. Ju e dini më së pari se çka i ka ndodhru atij reperit tuaj kur është shty me mua”, ka theksuar tutje Fero.

Lexo po ashtu Fero fton sërish reperët: Nuk më intereson nëse bëni hip-hop që 20 vite, ejani në 'ring'

Ndërkohë, i pari që ka reaguar me këtë thirrje për “betejë hip-hopi” ka qenë reperi i mirënjohur BimBimma, i cili ka rishpërndarë në InstaStory videon e reperit në fjalë.

“Hajt se të kalon babo”, ka shkruar bimBimma në përshkrimin e postimit, duke e shoqëruar me disa emoji satirike, me çka ka lënë të kuptohet se e ka marrë me të qeshura këtë thirrje të reperit.

Foto: BimBimma/InstaStory

Kujtojmë që Fero pak ditë më parë pati fërkime publike edhe me këngëtarin e njohur, Robert Berisha. /Telegrafi/

E përditësuar: Bim Bimma i reagon Feros: Nëse nuk të kalon, një javë ‘fore’ i ke me ardhë në Prishtinë

E përditësuar: Nuk ndalet Fero, tani replike direkte BimBimas: Të ringjalla pas 30 viteve

Nuk kaloi shumë dhe erdhi dhe reagimi tjetër nga Fero