Rio Ferdinand e ka emëruar gjermanin e Chelseat, Antonio Rudiger, si mbrojtësin më të mirë në Ligën Premier aktualish, përpara emrave të mëdhenj të tillë si Ruben Dias, Virgil van Dijk dhe Raphael Varane.
Liga Premier është e mbushur me qendërmbrojtës të klasit botëror, me katër ekipet e para të sezonit të kaluar që të gjithë kanë mbrojtës të shkëlqyer në radhët e tyre.
Dias ishte ndryshimi në mbrojtjen e Manchester City vitin e kaluar, pasi ata fituan titullin kampio, ndikimi i Van Dijk në Liverpool ishte i madh, dhe mungesa e tij sezonin e kaluar vërtet e tregoi këtë, dhe Manchester United do të shpresojë që Varane të bëjë të njëjtën gjë atyre këtë sezon dhe në vazhdim.
Sidoqoftë, Ferdinand, i cili dikur ishte pjesë e një prej dysheve më të madha mbrojtëse të ligës ndonjëherë me Nemanja Vidic, mendon se është Rudiger i Chelsea që ka qenë mbrojtësi më i mirë që kur Thomas Tuchel mbërriti në Angli në fillim të vitit 2021.
“Meqenëse Tuchel ka ardhur, unë mendoj se Rudiger ishte padyshim qendërmbrojtësi më i mirë”, ka thënë fillimisht ish-mbrojtësi i Unitedit për Metro.
“Unë mendoj se ai dhe Dias do të kishin qenë afër, por efekti që ai ka pasur në ekipin e tij ka qenë i madh”.
“Nën Frank Lampard, ishte e qartë se ai nuk ishte i preferuari. Ai nuk e donte shumë atë. Kishte zëra se po përpiqeshin ta fusnin atë në treg për t’u shitur”.
“Në Gjermani, ai është menduar shumë. Por kur menaxheri nuk ju vlerëson dhe ju e ndjeni këtë, nuk më intereson kush jeni besimi juaj merr një goditje dhe është e vështirë të performosh në atë nivel”, përfundoi Ferdinand. /Telegrafi/