Telegrafi

‘Fenomeni’ zgjedh tre qendërsulmuesit më të mirë në botë

Braziliani Ronaldo i njohur ndryshe edhe si ‘Fenomeni’ ka bërë zgjedhjen e tij për qendërsulmuesit më të mirë në botë aktualisht.

Ronaldo ka folur për situatën e Messit te Barcelona, ku ka paralajmëruar ish-klubin e tij që të mos mendojë shitjen e argjentinasit.

Përveç Messit, legjenda braziliane ka folur edhe për Luis Suarezin, për të cilin mendon se është njëri nga tre qendërsulmuesit më të mirë në botë.

Lexo po ashtu Fenomeni Ronaldo paralajmëron Barcelonën: Largimi i Messit nuk është zgjidhje, ai është pikë referimi e ekipit

“Luis Suarez është ende një nga sulmuesit më të mirë në botë, së bashku me Robert Lewandowski dhe Karim Benzema, të cilët unë i dua”, ka thënë Ronaldo për Marca.

Ronaldo është një nga të paktët lojtarë që ruan statusin e kultit në Barcelona, pavarësisht se luajti edhe për rivalët e urryer të Real Madridit.

Lexo po ashtu Ronaldo dhe Ronaldinho i jepin fund debatit se cili është më i mirë midis Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos

Ai shënoi 47 gola të jashtëzakonshëm në 49 ndeshje në të gjitha garat për Barcelonën në një sezon të vetëm në klub në vitet 1996-97.

Pasi u bashkua me Interin në 1997, ai u transferua te Real Madrid më 2002, duke shënuar 104 gola në 177 ndeshje, dhe fitoi titullin e La Ligës në vitin 2003. /Telegrafi/