Sulmuesi legjendar brazilian, Ronaldo Nazario Da Lima shënoi 88 nga golat e tij duke rrëzuar apo edhe dribluar portierin kundërshtar.
Braziliani i njohur shënoi 414 gola në 616 paraqitje për klubin dhe vendin gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist.
Një nga ‘armët’ e tij më të mëdha ishte mënyra se si ai mund të kalonte portierët dhe kjo tregohet në këtë statistikë mbresëlënëse.
88 nga 414 golat e tij përfshijnë rrëzimin dhe driblimin e portierit dhe shënimin e golave në rrjetën e zbrazët, një shifër marramendëse prej 21 për qind.
Është një arritje mahnitëse për një nga sulmuesit më të mëdhenj të botës.
Ronaldo dribbled past the goalkeeper 88 times to score a goal during his career. 88. pic.twitter.com/raPlNOxCGj
— Former Footballers (@FinishedPlayers) November 15, 2018
I quajtur shpesh si ‘R9’ apo edhe ‘Fenomeni’, ish-ylli brazilian fitoi një mori trofesh në karrierën e tij, përfshirë dy Kupa të Botës me Brazilin.
Ai gjithashtu përfaqësoi disa nga klubet më të mëdha në botë, duke përfshirë Barcelonën, Interin, Real Madridin dhe Milanin.
Ajo që i lejoi atij aq shumë shanse për të shënuar në porta të zbrazëta ishte kontrolli i tij i jashtëzakonshëm me topin që i lejonte atij t’i driblonte me lehtësi portierët.
Ronaldo ishte i paparashikueshëm në lëvizjet e tij dhe e bëri të vështirë për të ndaluar në çfarëdo lloj forme.
Në moshën 23 vjeç, ai kishte shënuar mbi 200 gola për klubin dhe vendin, ndërsa gjithashtu theu rekordin botëror të transferimeve dy herë.
Fatkeqësisht, ai pësoi shumë dëmtime serioze në gju dhe karriera e tij u përkufizua paksa, pasi Ronaldo mund të betonte emrin e tij si më i miri i të gjitha kohërave. /Telegrafi/