Telegrafi

Fenerbahce pas katër futbollistëve

Ali Koc ditë më parë është zgjedhur si presidenti i ri i Fenerbahces.

Me të marrë postin e të parit të klubit ka sjell si drejtor sportiv, Damien Comollin i cili ka përzgjedhur katër lojtarë që mund t’i sjell gjatë afatit kalimtar të verës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fenerbahces

Yevhen Konoplyanka, mesfushori ukrainas i Schalkes 04, është lojtari i parë që pritet të zbarkojë në shtetin turk.

Për sulmin e “kanarinave të verdha” është menduar të transferohet Nikola Kalinic i Milanit, ku kjo e fundit nuk llogaritë më në shërbimet e kroatit.

Zuma dhe Guilavongui

Gjithashtu edhe Kurt Zouma i Stoke Cityt është një ndër objektivat për mbrojtjen e Fenerit.

Gjithashtu edhe Josuha Guilavongui, mesfushori i Wolfsburgut, mendohet të sillet gjatë verës në Stamboll.

Theksojmë se Koc ka zëvendësuar në të parin e klubit Aziz Yildirimin, i cili për njëzet vjet udhëhoqi ekipin turk. /Telegrafi/