Site icon Telegrafi

Faza e 1/8-tës në Coppa Italia – lehtë për Interin dhe Milanin, spikat përballja interesante mes Napolit dhe Fiorentinës

Tashmë është konfirmuar raundi i 16-të apo faza e 1/8-tës në Coppa Italia, me Leccen të vetmen skuadër të mbetur nga Serie B, ndërsa dallohen çiftet Napoli-Fiorentina, Milan-Genoa dhe Juventus-Sampdoria.

Faza e dytë me eliminim direkt u përfundua mbrëmjen e enjte dhe Lecce është skuadra e vetme e mbijetuar që përfaqëson Serie B, pasi mundi Spezian me rezultat 2-0 në Stadio Picco.

Kështu, klubi nga Serie B ka përfunduar në një short që do t’i duhet të ndeshet me Romën.

Juventusi do të luajë me Sampdorian, Sassuolo do të presë Cagliarin, Atalanta pret Venezian, ndërsa Lazio pritet të përballet me Udinese.

Ndeshja më intriguese është pa dyshim ajo mes Napolit dhe Fiorentinës, veçanërisht pasi në janar napolitanëve do t’i mungojnë gjithashtu disa lojtarë kyç shkaku i angazhimeve në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Interi në këtë fazë do të përballet me Empolin, ndërsa Milanit do t’i duhet të kërkoj kualifikimin ndaj Genoas së Andriy Shevchenkos.

Ndeshjet do të luhen më 12 dhe 19 janar, megjithëse datat e sakta ende nuk janë konfirmuar.

/Telegrafi/

Exit mobile version