Telegrafi

Favoritët për ta fituar çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier – nga De Bruyne deri te Jordan Henderson

Është vetëm çështje kohësh kur Liverpooli të shpallet kampioni i Ligës Premier për vitin 2019/2020.

Skuadra e Jurgen Kloppit është 22 pikë larg vendit të dytë Manchester Cityt, e që u duhen të fitojnë vetëm edhe gjashtë ndeshje për t’u shpallur kampion.

The Reds morën fitoren e 24 nga 25 ndeshje të zhvilluar në ndeshjen ndaj Southamptonit të zhvilluar të shtunën e javës së kaluar.

Lojtarët e ligës angleze së shpejti do të kenë mundësi të votojnë për lojtarin e vitit, derisa më poshtë do të keni emrat e lojtarëve që shihen si favoritë për ta fituar këtë trofe individual:

10= Fabinho

Braziliani po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në këtë sezon dhe shihet në mesin e favoritëve për ta fituar çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier.

9= Roberto Firmino

Në formë të mirë po kalon edhe bashkëkombësi i tij, që deri më tani ka shënuar tetë gola dhe ka bërë nëntë asistime deri më tani në këtë sezon.

8= Raheem Sterling

Anglezi nuk është në formën që e kishte sezonin e kaluar, por vazhdon të jetë lojtari kryesor i Manchester Cityt dhe është në mesin e favoritëve.

7= Jamie Vardy

Është një tjetër sezon fantastik nga sulmuesi anglez, që ka shënuar 17 gola dhe ka bërë gjashtë asistime deri më tani në këtë sezon.

6= Trent Alexander-Arnold

Mbrojtësi 21-vjeçar është aktualisht më i miri në pozitën e tij, e që ka shënuar dy gola dhe ka bërë 12 asistime.

5= Virgil van Dijk

Holandezi vazhdon të mbajë epitetin e mbrojtësit më të mirë edhe në këtë sezon dhe Liverpooli po fiton shumë nga cilësitë e tij defanzive.

4= Mohamed Salah

Në vitin 2018 e fitoi çmimin e lojtarit të vitit në Ligën Premier, ndërsa edhe tani shihet si favorit.

3= Kevin de Bruyne

Shtatë gola dhe 17 asistime deri më tani në këtë sezon. De Bruyne mund të thuhet se është mesfushori më i mirë në Ligën Premier.

2= Sadio Mane

Senegalezi në këtë sezon ka shënuar 11 gola dhe ka bërë tetë asistime, por që nëse vazhdon me këtë formë, atëherë mund të fitojë çmimin e më të mirit në ligën angleze.

1= Jordan Henderson

Mesfushori anglez është në mesin e më meritorëve që Liverpooli do ta fitojë Ligën Premier. Ai deri më tani ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime, e që do të jetë i pari prej lojtarëve të The Reds që do ta marr trofeun e tyre, pasi është kapiten i skuadrës. /Telegrafi/

Jordan Henderson (Foto: Goal.com)