Telegrafi

Faqja zyrtare e Serie A e cilëson mbret Amir Rrahmanin – statistikat e tij eklipsojnë emra si Skriniar, De Ligt e Koulibaly

Amir Rrahmani dhe Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është vlerësuar lartë pas një gjysmë sezoni superior në Serie A me Hellas Veronan.

Djaloshi prishtinas u transferua te klubi italian nga Dinamo Zagrebi për një shifër të raportuar prej 2.1 milion eurosh.

Megjithatë, ndikimi i tij ishte i menjëhershëm dhe Rrahmani shpejt u kthye në lider të mbrojtjes te Verona.

Lexo po ashtu Amir Rrahmani intervistë për Telegrafin: Nga eliminatoret për Euro 2020, transferimi dhe shkëlqimi në Serie A e deri te ndeshja ndaj Maqedonisë së Veriut

Paraqitjet e tij të mirë kanë bërë që mbrojtësi i Kosovës të pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane si Interi dhe Napoli.

Sot (e diel) gjatë ditës, llogaria zyrtare e Serie A në Twitter ka publikuar një postim për Rrahmanin.

Lexo po ashtu Interi takohet me Veronën - bisedohet për dyshen shqiptare, Rrahmani e Kumbulla

Kjo llogari e ka cilësuar 25-vjeçarin si mbret të topave të rikuperuar deri tani në Serie A, me 24 sosh.

“Amir Rrahmani, mbreti i topave të rikuperuar. 240 topa në total deri më tani këtë sezon në Serie A”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare. /Telegrafi/