Telegrafi

Fanellat më kontroverse në histori – Nga kryqi i George te Interi, te swastika e Fiorentinës e ‘Spidermani’ i Atleticos (Foto)

Fanellat vazhdojnë të mbesin imazh i çdo klubi në botë dhe tregojnë zakonisht historinë e tyre.

Por ka momente kur klubet nuk ia qëllojnë aspak me zgjedhje.

I tillë është edhe rasti tetë fanellave të zgjedhur nga gazeta spanjolle Marca.

Klubet si Interi, Fiorentina, Barcelona dhe Atletico Madrid, janë në këtë listë.

Lexo po ashtu Dhjetë fanellat më të bukura në histori të futbollit – Italianët mbretër, befasojnë fanellat e Kombëtareve (Foto)

Interi kishte zgjedhur kryqin e St. George, ndërsa Fiorentina pa vetëdije e kishte një shenjë të epokës sunduese të Hitlerit e njohur si swastika.

Atletico Madridi kishte heroin e filmave të animuar ‘Spiderman’, ndërsa në një vit kishte ndërruar edhe dy fanella.

Edhe Barcelona është në këtë listë me veshjet e trajnerëve, që i ngjanin atyre të Real Madridit. /Telegrafi/

Atletico Bilbao (Fanella e Keçapit)

Fiorentina (Swastika në fanellë)

Interi (Kryqi i St. George)

Atletico Madridi (Spiderman)

Real Murcia (Jakat katrore)

Barcelona (fanellat e trajnerit të ngjashme me të Real Madridit)

Atletico Madrid (Dy palë fanellë në një sezon)

Sporting Gijon (Asturia)