Fanellat vazhdojnë të mbesin imazh i çdo klubi në botë dhe tregojnë zakonisht historinë e tyre.
Por ka momente kur klubet nuk ia qëllojnë aspak me zgjedhje.
I tillë është edhe rasti tetë fanellave të zgjedhur nga gazeta spanjolle Marca.
Klubet si Interi, Fiorentina, Barcelona dhe Atletico Madrid, janë në këtë listë.
Interi kishte zgjedhur kryqin e St. George, ndërsa Fiorentina pa vetëdije e kishte një shenjë të epokës sunduese të Hitlerit e njohur si swastika.
Atletico Madridi kishte heroin e filmave të animuar ‘Spiderman’, ndërsa në një vit kishte ndërruar edhe dy fanella.
Edhe Barcelona është në këtë listë me veshjet e trajnerëve, që i ngjanin atyre të Real Madridit. /Telegrafi/
Atletico Bilbao (Fanella e Keçapit)
Fiorentina (Swastika në fanellë)
Interi (Kryqi i St. George)
Atletico Madridi (Spiderman)
Real Murcia (Jakat katrore)
Barcelona (fanellat e trajnerit të ngjashme me të Real Madridit)
Atletico Madrid (Dy palë fanellë në një sezon)
Sporting Gijon (Asturia)