Site icon Telegrafi

Falcao pritet të largohet nga Galatasaray, e ardhmja e tij në MLS

Radamel Falcao do të largohet nga Galatasaray pas thuajse dy viteve qëndrim në Stamboll.

Sulmuesi kolumbian përkundër se u transferua me shumë bujë te gjiganti turk, nuk ka arritur të lë gjurmë.

Gjatë kësaj kohe në Galatasaray, sulmuesi kolumbian ka zhvilluar në total 31 ndeshje ku ka shënuar 16 gola dhe ka bërë tre asistime.

Falcao ka qenë më shumë jashtë ekipit shkaku i problemeve të shumta me lëndime.

Por duket se lojtari ka marrë vendim për tu larguar nga Galatasaray dhe se karrierën do ta vazhdoj në MLS.

Ish-sulmuesi i Portos, Monacos, Manchester Untied, Chelsea e Atletico Madrid është në bisedime të avancuara me skuadrën amerikane Portland Timbers.

Kjo skuadër është gati t’ia plotësojë kërkesat financiare kolumbianit duke i ofruar një kontrat dy vjeçare.

Këisoj Falcao pritet të largohet nga Evropa në moshën 35 vjeçare pas 11 viteve të suksesshme në kontinentin e vjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version