Site icon Telegrafi

Fabregas mbështet Barcelonën për transferimin e Christensenit

Mesfushori i Monacos, Cesc Fabregas është duke mbështetur ish-skuadrën e tij, Barcelonën, për lëvizjen e tyre për mbrojtësin e Chelseat, Andreas Christensen.

Mbrojtësi danez është jashtë kontratës në qershor dhe nuk pritet të rinovojë me klubin nga Stamford Bridge.

Christensen është raportuar disa herë se është në bisedime për një para-kontratë me Barcelonën.

Lexo po ashtu Jo dy, Barcelona tenton transferimin e tre lojtarëve nga Chelsea

Transferimi i danezit në Camp Nou po mbështetet edhe nga ish-lojtari i Barcelonës dhe Chelseat, Fabregas.

“Ai është një nga ish-shokët dhe miqtë e mi në Chelsea dhe ai është një lojtar i mirë”, ka thënë fillimisht mesfushori spanjoll në një intervistë me gazetarin Gerard Romero.

“Ai tashmë është trajnuar me ne, kur kam ardhur në Chelsea në vitin 2014”.

“Ai dëshiron të luajë në një klub të madh, dhe edhe pse ai është në një të tillë tashmë. Mendoj se ai do të jetë një përforcim vërtetë i mirë”, përfundoi Fabregas. /Telegrafi/

Exit mobile version