Ndeshja e sotme që po zhvillohet në San Siro mes Milanit dhe Shkëndijës ka zgjuar emocione tek të gjithë shqiptarët.
Megjithëse minutat e para duken të pafat për ekipin nga Tetova, mbështetja për ta vazhdon, dhe të gjithë shikuesit kanë mundësinë që edhe nga televizori të dëgjojnë brohorimat e tifozëve shqiptarë që gjendet në stadium, shkruan Telegrafi.
Mbështetje të madhe po u ofrojnë edhe fytyrat publike, të cilët përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, po shprehin emocionet dhe mbështetjen e tyre për Shkëndijën.
Disa nga yjet gjenden edhe brenda stadiumit në San Siro.
Këngëtarja shkupjane Adelina Tahiri përmes disa imazheve në InstaStory ka përcjellur emocionet nga stadiumi, ku ka shkuar enkas për ndeshjen.
Reperët MC Kresha dhe Lyrical Son janë gjithashtu të pranishëm, përfshirë edhe aktorët Blerim Destani dhe Xhevdet Jashari.
Ndërkohë, shumë yje të tjerë si Capital T, Shkurte Gashi etj, e kanë shprehur mbështetjen e tyre përmes rrjeteve sociale, ndonëse ndeshjen janë duke e ndjekur nga ekrani. /Telegrafi/