Site icon Telegrafi

Është sensacion në Gjermani, tetë skuadra angleze duan ta paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Serhou Guirassy është sensacion i këtij edicioni në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, ku ka shkëlqyer me fanellën e Stuttgartit.

Sulmuesi nga Guinea po rivalizon Harry Kanen në garë për çmimin e golashënuesit të vitit, pasi po shënon gola të shumtë në elitën e futbollit gjerman.

27-vjeçari ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në një tjetër në nëntë ndeshje në Bundesliga, teksa ka një tjetër gol e një tjetër asistim në garat e Kupës së Gjermanisë.

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Stuttgartit, Guirassy është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, ku kërkesat më të mëdha janë nga Liga Premier.

Sky Sport ka raportuar se janë plot tetë skuadra angleze që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e sulmuesit afrikan qysh në afatin kalimtar të janarit.

Chelsea, Arsenal, Newcastle United, Tottenham Hotspur, West Ham United, Crystal Palace, Fulham dhe Nottingham Forest janë skuadrat që duan shërbimet e lojtarit.

Lexo po ashtu E zbulon gazeta gjermane, sensacioni i Bundesligës ka një klauzolë të ulët largimi - alarmohen top klubet evropiane

Guirassy ka një klauzolë të ulët largimi prej 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për ekipet nga Liga Premier.

Stuttgart dëshiron ta mbajë në radhët e veta së paku deri në verë sulmuesin, pasi qëllimi i klubit gjerman është të rikthehet në garat evropiane, por do ta kenë shumë të vështirë një gjë të tillë duke marrë parasysh interesimin e klubeve angleze dhe klauzolën e ulët të lojtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version