Telegrafi

Elneny insiston që Ozili dëshiron të bashkohet me Fenerbahce

Mesfushori nën pronësi të Arsenalit, Mohamed Elneny insiston që Mesut Ozil dëshiron të bashkohet me klubin turk, Fenerbahce.

Elneny aktualisht është i huazuar te skuadra tjetër turke, Besiktas dhe 27-vjeçari tha se ai shpesh flet me Ozilin.

Sipas tij, mesfushori kreativ gjerman duket i interesuar për një transferim në Superligën e Turqisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Mesut Ozilit

“Mesut me të vërtetë e do Fenerbahcen. Ai gjithmonë flet për klubin dhe tifozët”, ka thënë fillimisht Elneny për Bein Sports Turkey.

“Nëse më pyet mua, unë mendoj se ai mund të vijë në Fenerbahce”.

“Ai gjithmonë përpiqet të më shqetësojë duke kënduar këngë dhe duke brohoritur Fenerbahce”, përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/