Telegrafi

El Clasico sapo ka filluar, por Barça tashmë ka shënuar dy gola ndaj Realit, Messi dhe Rakitic (Video)

Barcelona e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme miqësoren ndaj Real Madridit në International Champions Cup.

Katalunasit shënuan dy gola të shpejtë në shtatë minutat e parë të takimit.

I pari erdhi nga Lionel Messi në minutën e tretë, ndërsa në minutën e shtatë shënoi edhe Ivan Rakitic. /Telegrafi/