Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona janë duke mbajtur shënime mbi paraqitjet e mesfushorit të Juventusit, Rodrigo Bentancur.
Mesfushori uruguaian ka ardhur vetëm këtë sezon te Zonja e Vjetër nga Boca Juniors, edhe pse marrëveshja mes dy skuadrave ishte arritur një vit më parë.
Megjithatë, Bentancur ka arritur menjëherë të gjej veten dhe të luaj në skemat e trajnerit Massimiliano Allegri, duke bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas shërbimeve të tij.
Sipas CalcioNews24, Real Madridi dhe Barça kanë hedhur sytë tek Bentancur, kartoni i të cilit është paguar në tërësi nga Juve dhe vlera e tij është trefishuar në vetëm pak muaj.
Bardhezinjtë kanë paguar më pak se 10 milionë euro për 20-vjeçarin, i cili ishte pjesë e marrëveshjes që e çoi Carlos Tevezin në Boca Juniors në vitin 2015.
Faqja e internetit shpjegon se si Los Blancos ishin të interesuar në uruguaianin para se të shkonte në Torino, ndërsa Barça ishte i impresionuar nga karakteri i tij gjatë fitores së tyre 3-0 kundër Barcelonës muajin e kaluar.
Ndryshe, Bentancur ka shfrytëzuar një krizë dëmtimesh në mesfushën e Juventusit për të bërë tetë paraqitje këtë sezon.
Çmimi i uruguaianit besohet se tani sillet rreth 25-30 milionë euro. /Telegrafi/