Telegrafi

Eksod te Unitedi, Solskjaer pritet t’i largojë gjashtë lojtarë në verë

Foto: GettyImages/Goal

Manchester Unitedi po planifikon të lirojë gjashtë lojtarë në afatin kalimtar të verës.

Djajtë e kuq po planifikojnë një rikthim të madh të skuadrës dhe për këtë duan largime për të bërë vend, por edhe për të mbledhur fonde.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Unitedi po planifikon të larojë gjashtë lojtarë këtë verë në një përpjekje për të ndërtuar një ekip që lufton për titull.

Lexo po ashtu Pesë lojtarët e Unitedit që pritet të largohen gjatë verës

Antonio Valencia, Matteo Darmian dhe Marcos Rojo janë duke kryesuar listën e lojtarëve që do të largohen.

Damian dhe Rojo pritet të largohet definitivisht (Foto: Daily Mail)

Edhe një largim i mundshëm i mbrojtësit Eric Bailly po diskutohet gjithashtu nga drejtuesit e klubit anglez.

Ander Herrera dhe Juan Mata gjithashtu kanë gjasa të shohin derën e largimit këtë verë me kontratat e tyre që pritet të lihen të skadojnë në verë nga Unitedi. /Telegrafi/

Mata dhe Herrera gjithashtu pritet të largohen